Patëllxhanë të mbushur me gjizë nga zonja Albana

13 Tetor 2022, 12:50| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 12:51

  • Share

Patëllxhanë të mbushur me gjizë

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë
  • 4 vezë
  • 4 lgj miell
  • 250 gr gjizë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Patëllxhanët i lajmë dhe i vendosim në një tenxhere që të marrin një vlim për 10-15 minuta (tek uji shtojmë pak kripë).

I lemë patëllxhanët të ftohen pak dhe më pas i presim në mes. Me një lugë largojmë pak nga pjesa e brendshme e tulit.

Në një tas trazojmë gjizën me vezët, miellin, tulin e patëllxhanëve, majdanozin e grirë, kripën dhe piperin. Me këtë masë mbushim patëllxhanët dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?