Involtini me patëllxhanë
Përbërësit:
- 100 gr mocarela
- 500 ml salcë domate
- 1 lgj vaj ulliri
- 4 patëllxhanë
- 1 domate e pjekur
- 10 gjethe borziloku
- 1 lugë rigon
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët dhe presim 10 feta përsëgjati me trashësi gjysmë centimetri. I kriposim dhe i lëmë të kullojnë për rreth një çerek ore, derisa të kenë humbur të gjithë lagështirën. Ndërkohë mocarelën e presim në kubikë të vegjël.
Thajmë patëllxhanët dhe i pjekim në skarë për disa minuta nga të dyja anët. Më pas çdo fetë patëllxhani e mbushim me një lugë pure domate, disa kubikë mocarela, disa copa domate të freskëta, piper të sapo bluar, rigon dhe pak kripë. I mbështjellim roletë e patëllxhanit, i spërkasim me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe borzilok dhe i shërbejmë.