Patëllxhanë në furrë me salcë speciale nga zonja Albana

27 Shkurt 2023, 11:52| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 11:53

  • Share

Tavë me patëllxhanë në furrë

Përbërësit:

  • 4-5 patëllxhanë
  • Miell për spërkatje
  • Kripë, piper
  • Vaj bimor
  • 3 speca
  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 3-4 domate
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • Galetë
  • Majdanoz

Përgatitja:

Presim në feta patëllxhanët, i spërkasim me kripë dhe më pas i lyejmë me miell. Nxehim vajin bimor dhe skuqim patëllxhanët.

Ndërkohë vendosim në blender specat, qepën, karrotat, domatet dhe hudhrat. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak sheqer. Këtë masë e kalojmë për pak minuta në tiganin ku skuqëm patëllxhanët.

Vendosim në një tavë një shtresë me fetat e skuqura të patëllxhanëve, sipër hedhim salcën e përgatitur, bëjmë një spërkatje të sipërfaqes me galetë dhe majdanoz të grirë. Vendosim përsëri një shtresë të dytë me patëllxhanë, salcë, galetë dhe majdanoz. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?