Patëllxhanë në furrë me pesto, domate dhe djath nga zonja Vjollca

13 Janar 2021, 10:33| Përditesimi: 13 Janar 2021, 10:35

  • Share

Patëllxhanë në furrë me pesto, domate dhe djath

Përbërësit:

4 patëllxhanë

pak vaj ulliri

kripë

150 gr pesto borziloku

150 gr bukë e thekur e grirë

1 thelpi hudhër

2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë

2 lugë gjelle parmixhano i grirë

150 gr domatë qershi

150 gr djath I tymosur

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët dhe I presim ato në feta të trasha për së gjati. I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje dhe I spërkasim lehtë me pak kripë dhe vaj ulliri e më pas I vendosim në furrë në temperaturë 185 gradë Celsius për 10-15 minuta. Ndërkohë pasi të kalojmë 15 minuta I nxjerrim nga furra dhe ashtu të ngrohta sic janë I lyejmë me pesto borziloku të bërë vetë ose pesto xhenoveze të gatshme nga 1 lugë kafe për cdo fetë. Në një tas vendosim bukën e grirë, grimë në të 1 thelpi hudhër , 2 lugë gjelle majdanoz I grirë, parmixhano të grirë, domatet në 1/4, djathin e tymosur në kubikë. Të gjtihë këto përbërës në tas I përziejmë dhe lugë lugë mbushim gjithë sipërfaqen e fetave me patëllxhanë. më pas vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta. më pas gati për ti shërbyer.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?