Patëllxhanë me mish të grirë në salcë të aromatizuar nga zonja Albana

26 Prill 2022, 11:50| Përditesimi: 26 Prill 2022, 11:51

  • Share

Patëllxhanë me mish të grirë në salcë të aromatizuar

Përbërësit:

1 kg patëllxhanë

300 gr mish të grirë

3 thelpinj hudhër

2 lgj salcë domate

1 karrotë

1 qepë

1 domate

Pak sheqer

Karafil

Djathë të grirë

Piper i kuq

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Qërojmë patëllxhanët një rresht po – një rresht jo dhe më pas i vendosim të skuqen në vaj të bollshëm. I shpëlajme me pak ujë.

Kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me mishin e grirë, shtojmë thelpinjtë e hudhrës, karrotën e grirë në rende dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, pak sheqer dhe kanellë si dhe vendosim një kokërr domate ku kemi ngulur disa karafil. E lemë salcën të ziejë në temperaturë mesatare. Më pas shtojmë patëllxhanët të cilët i kemi prerë në rondele, hedhim pak ujë të ngrohtë dhe e lemë gatimin dhe 5 minuta në zjarr. Në fund e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?