Patëllxhanë furre nga zonja Albana

16 Nëntor 2022, 12:46| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 12:47

  • Share

Patëllxhanë furre

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë
  • 100 gr mocarela
  • 60 gr djathë parmixhano
  • 1 kokërr vezë
  • Miks perimesh në kubikë
  • Salcë domate
  • Beshamel
  • Vaj ulliri
  • Borzilok
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi i kemi lenë patëllxhanët në ujë me pak kripë, i presim në feta rrumbullake dhe i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për pak minuta.

Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe vendosim fillimisht një shtresë si bazë me salcë domate, më pas vendosim mocarelën të prerë në feta dhe patëllxhanët. Bëjmë  një spërkatje me djathë të grirë parmixhano dhe disa gjethe borziloku të freskët ose borzilok të thatë. Vendosim mbi patëllxhanët një shtresë me beshamel dhe në fund shtojmë perimet miks në kubikë. Perimet mund t’i kalojmë më parë pak në avull. Bëjmë një spërkatje të gjithë sipërfaqes me djathë parmixhano dhe e vendosim taven në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?