Patate të mbushura me kimë dhe salcë beshamel nga zonja Albana

14 Shkurt, 11:50| Përditesimi: 14 Shkurt, 11:52

  • Share

Patate të mbushura me kimë

Përbërësit:

  • 4 patate të mëdha
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare
  • 1 fç mish i grirë
  • Pak salcë domate
  • Kripë, piper

Për salcën beshamel:

  • 3 lgj miell
  • 1 lgj gjalpë
  • 2 gota qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 2 lgj djathë kaçkavall i grirë
  • 1 lgj gjalpë për spërkatje

Përgatitja:

Patatet i lajmë dhe i vendosim të ziejnë të paqëruara në ujë të vakët me kripë. Më pas i qërojmë, i ndajmë përgjysmë dhe me lugë ose thikë krijojmë një boshllëk në mes për mbushje. I rreshtojmë patatet në tavë dhe i mbushim me kima të përgatitur me mish të grirë, qepë dhe erëza. Përgatisim salcën beshamel duke kaurdisur miellin me gjalpin derisa të zverdhet, e shuajmë më pas me qumësht dhe e lëmë salcën të lidhet. Në fund shtojmë vezët dhe pak djathë kaçkavall të grirë. Sipër mbushjes me kimë hedhim pak salcë beshamel, i spërkatim patatet e mbushura me djathë kaçkavall të grirë dhe gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?