Patate në planetin Mars?
NASA po teston nismën e re

16 Prill 2016, 17:55| Përditesimi:

  • Share
NASA dëshiron të mbjellë patate në planetin Mars. Nuk bëhet fjalë për një sajesë, por për një mision të vërtetë që agjencia hapësinore po provon të kryejë në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Patates. Synimi është krijimi i një plantacione papatet në talentin Mars, përpara mbërritjes së misionit hapësinor.

Për ta realizuar këtë NASA, po kryeh disa teste në një nga shkretëtirat në Peru. Në provë janë  vënë 65 lloje të ndryshme zhardhokësh në një laborator  me klimë të ngjashme me planetin Mars.

Një nismë e tillë na sjell ndërmend filmin amerikan fantastiko-shkencor, “The Martian”, ku protagonisti Matt Damon, astronauti i cili mbeti i vetëm në Mars dhe për të mbijetuar,ndërtoi një serë me papate.

Por përpara se të kultivohen patate në Mars, duhet të pyesim a mund të qëndrojë njeriu në Mars? Në fakt NASA po punon edhe për këtë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?