Patate me fasule të njoma nga Zonja Vjollca

16 Prill 2020, 09:52| Përditesimi: 16 Prill 2020, 10:25

  • Share

Patate me fasule të njoma 

Përbërësit:
600 gr patate 
400 gr fasule jeshile të njoma 
200 ml pure domate 
4 vezë
Kripë dhe piper i zi 
1 lugë gjelle gjalp 
2 lugë gjelle vaj ulliri 
Pak mozzarella 
Majdanoz

Përgatitja: 
Qërojmë patatet dhe i presim ato në feta rrumbullake. 
I vendosim në ujë të valuar për të zierë, për 4-5 minuta. Pastrojmë bishtajat në ekstreme dhe i presim në copa me gjatësi 3 cm. Edhe bishtajat i vendosim në një tenxhere me ujë me kripë për të zierë 8 minuta. 
Lyejmë një tepsi me gjalp dhe mbulojmë sipërfaqen e tepsisë me feta patateje dhe e spërkasim me piper të zi. 
Shtojmë si shtresë të dytë fasulet e njoma dhe i spërkasim me kripë. 
Pastaj bishtajat i spërkasim edhe me pure domate, ashtu sic lyejmë një picë. 
Në një enë reahim vezët, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe e shpërndajmë mbi salcën e domates. 
E vendosim në furrë për 180 gradë për 20 minuta. 
Më e nxjerrim, e spërkasim me pak mozzarella dhe e vendosim prapë në furrë sa të shkrijë djathi. E nxjerrim, e spërkasim me majdanoz dhe e servirim. 
 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?