Patate furre të shuara me birrë nga zonja Albana

24 Nëntor 2022, 11:45| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 11:47

  • Share

Patate furre të shuara në birrë

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 250 ml birrë
  • 2 lgj mustardë
  • Lëngu i 2 limonave
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, rigon
  • Sallam pikant

Përgatitja:

Patatet i presim në gjysëmhëne, i spërkasim me kripë, piper dhe rigon. Mustardën e trazojmë me vajin e ullirit dhe me lëngun e limonit. E shtojmë tek patatet duke i trazuar dhe masazhuar mirë me duar në mënyrë që të marinohen sa më mirë. Hedhim në një tavë të gjithë sasinë e birrës, shtojmë patatet e marinuara dhe sallamin e prerë në feta të trasha. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 40 minuta të mbuluar me një letër alumini. Më pas largojmë letrën e aluminit dhe e rivendosim tavën në furrë dhe për 20 minuta të tjera.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?