'Pasuritë e konfiskuara i blente sërish krimi' Ministri Balla paralajmëron ndryshimin: Nuk do shiten më, do përdoren nga shteti

12 Dhjetor 2023, 12:21| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 12:23

  • Share

1702378462_taulantballaulsimanja.jpg

Pas konfiskimit të pasurive të ardhura nga krimi këto prona nxirreshin në ankand dhe mund të bliheshin nga vetë pronarët e atyre që u ishin sekuestruar sekuestruar.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëron se kjo praktikë do marrë fund dhe se pronat do vihen në shërbim të institucioneve shtetërore.

Ne kemi në ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë  e Administrimit të Pasurive të sekuestruara e Konfiskuara ku kemi vendosur që një pjesë e madhe e pasurive të konfiskuara nga krimi ti kalojnë në interes të viktimave të krimit. Ka pasur një praktikë që pasuritë e sekuestruara merreshin e dilnin në shitje dhe shkonin tek ai që i kishte për fat të keq. Kjo nuk do të ekzistojë më. Agjencia nuk do të shesë më prona të tilla por do i përdorim më së shumti për këto qëllime të vënies në dispozicon të institucioneve shtetërore. Është e papramueshme që institucionet shtetërore që qëndrojnë  me qira dhe të shesësh pronat e sekuestruara"


Lajmi kryesor:

Pas SkyECC dhe EncroChat, Balla: Do zbërthehen dy aplikacione të reja nga EUROPOL, policët do deklarojnë nëse kanë pasur llogari


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?