Flutura Skënderi

Pasuria 'djeg' gjyqtaren e Apelit të Tiranës

25 Prill 2023, 17:15| Përditesimi: 25 Prill 2023, 21:12

  • Share

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Apelit Tiranë, Flutura Skënderi. Vendimi u mor këtë të martë me shumicë votash në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj.

Ish-gjyqtarja Flutura Skënderi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 23 korrik 2020, pasi u konstatuan probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u gjetën problemë penalizuese në kriterin profesional.

KPK konstatoi edhe konflikt interesi për dy çështje gjyqësore. Sipas relatorit, në këto dy çështje që janë gjykuar nga gjyqtarja ka qenë palë ndërgjyqëse edhe kompania që ka kontraktuar gjyqtarja për një apartament dhe nuk e ka deklaruar.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?