Shtetasja kineze, Fen Chen

Bota

Pastronte prej vitesh para për një bandë shqiptare të drogës, arrestohet kinezja në Londër

30 Tetor 2021, 08:40| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 08:51

  • Share

Pastrimi i parave për një bandë shqiptare të drogës rezultoi fitimprurëse për një shtetase kineze në Londër, e cila arriti të blinte disa prona, por të cilat i humbi po aq shpejt sa edhe i mori. Sipas "mylondon.news", Fen Chen u burgos për 6 vite, ndërsa iu sekuestruan prona me vlerë më shumë se 1.6 milion paund.

Grupi i krimit të organizuar shqiptar, për të cilin nuk jepen detaje, i dha asaj shuma të konsiderueshme parash. Fen Chen u kap menjëherë pasi mori një çantë me më shumë se 300,000 paund në një park makinash Asda, ndërsa mbetet e paqartë skema që përdorej për pastrimin e parave.

Agjencia Kombëtare e Krimit zbuloi se djali i Fen Chen, Shuyu Cao, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar si student në vitin 2012, kishte marrë depozita të shumta parash në llogarinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar nga nëna e tij.

Gjatë kontrollit në pronën e saj në Londër, policia gjeti më shumë se 60,000 paund në para.

Në llogaritë e Shuyu Cao dhe vëllait të tij Sucheng Cao u zbulua se kishin marrë depozita të shumta të mëdha dhe të dyshimta në para gjatë një periudhe trevjeçare, të cilat ishin përpunuar përmes zyrave të shërbimit të parave.

Shuyu Cao përdori një pjesë të parave për të blerë prona me vlerë të lartë në Londër, dy prej të cilave tani të sekuestruara. Menaxheri i operacioneve në Agjencinë Kombëtare të Krimit u shpreh i kënaqur për këtë operacion, pasi sic tha ai një pjesë e këtyre parave do të përdoren si financa për shërbime publike.

Komento

Komente

  • Anomas: 30/10/2021 18:23

    Ka vene te pa afte dhe hajdute neper drejtorite e ujesjellesave e natyrisht cte mbjellesh do korresh...po cfaj kane njerezit e shkrete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?