Pastrohet kanali kullues në fshatin Sheqishtë, shërben për 250 ha tokë bujqësore

10 Nëntor 2023, 15:33| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 15:48

  • Share

Është bërë pastrimi i kanalit kullues në fshatin Sheqishtë, bashkia Patos që shërben për kullimin e 250 hektarë tokë bujqësore.

Kryeministri Edi Rama duke shpërndarë pamje tha se Drejtoritë e Ujitje-Kullimit në gjithë territorin po marrin masa për eliminimin e rrezikut nga rreshjet për tokat bujqësore, duke pastruar kanalet kulluese për sezonin e dimrit

Rehabilitimi i kanaleve ndikon direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?