Pastrohet bregdeti i Durrësit, Rama: Më tepër flukse turistësh këtë sezon veror (Video)

2 Prill, 15:34| Përditesimi: 2 Prill, 15:41

  • Share

Në prag të sezonit turistik në Durrës po vijon puna për pastrimin e qytetit dhe të vijës bregdetare.

 Krahas pamjeve të publikura ku vihen re ekipet e bashkisë së Durrësit duke pastruar në terren kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se më shumë flukse turistësh do të ketë këtë sezon veror në Durrës.

“Shqipëri e pastër. Ekipet e bashkisë së Durrësit çdo ditë në terren për të pastruar qytetin dhe plazhet, në nisje të një sezoni veror që do të ketë edhe më shumë flukse turistësh”, u shpreh Rama.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?