Pastori gjerman zbulon 35 kg kanabis në makinë, arrestohet shqiptari në Igumenicë

17 Janar 2021, 17:30| Përditesimi: 17 Janar 2021, 17:43

  • Share

Një shqiptar është arrestuar nga Policia në kufirin greko-shqiptar të Qafë-Botës pasi në makinën e tij u gjetën 35 kg marijuanë.

Mësohet se sasia e drogës është kapur në Igumenicë, në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Pas kontrollit të ushtruar në makinë, me ndihmën e qenit “Lussy”, policia zbuloi 35 pako me 35 kg e 880 gramë marijuanë.

Në banesën e shqiptarit në Athinë, u gjetën dhe u sekuestrua një sasi e paidentifikuar kristali me peshë 103.6 gram dhe një peshore.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?