Pastiçe me spinaq dhe djathë nga zonja Albana

14 Maj, 13:05| Përditesimi: 14 Maj, 13:06

  • Share

Pastiçe me spinaq dhe djathë

Përbërësit:

  • 500 gr makarona
  • 200 gr spinaq
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 1 litër qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • Gjalpë
  • Kripë

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë makaronat për rreth 5 minuta. Ndërkohë në një enë trazojmë qumështin me vezët dhe kripën. Hedhim makaronat në tavën e pjekjes, vendosim disa copëza gjalpë. Shtojmë djathin e bardhë dhe spinaqin e grirë. Hedhim masën e qumështit dhe pak gjalpë dhe e pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?