Pastiçe me salcë domate në furrë nga zonja Albana

19 Maj 2023, 11:45| Përditesimi: 19 Maj 2023, 11:47

  • Share

Njoki në furrë me salcë domate dhe mocarela

Përbërësit:

  • 400 gr salcë domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • 600 gr njoki me patate
  • 250 gr mocarela
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Borzilok
  • Kripë
  • Djathë Parmixhano

Përgatitja:

Hedhim vajin e ullirit në një tigan me një thelpi hudhër të shtypur. E lëmë hudhrën të skuqet dhe të aromatizojë mirë vajin dhe më pas e largojmë. Shtojmë salcën e domates dhe e lëmë të gatuhet në zjarr mesatar për disa minuta. Pasi të jetë gati shtojmë kripën dhe borzilokun.

Ziejmë njokët në ujë të bollshëm me kripë dhe i kullojmë kur të dalin në sipërfaqe. Më pas i përziejmë në një tas së bashku me salcën e gatuar të domates, djathin mocarela të prerë në kubikë dhe djathin parmixhano të grirë. I trazojmë mirë dhe të gjithë masën e hedhim në një tavë të cilën e vendosim në furrë të nxehtë në 180°C për 10 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?