Pastiçe me petë, vetëm me gjizë dhe vezë nga zonja Albana

11 Shtator 2023, 12:23| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 12:24

  • Share

Pastiçe me petë

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 500 gr gjizë
  • 5 vezë
  • 100 gr gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj qumësht
  • Kripë
  • Petë të gatshme / të bëra vetë

Përgatitja:

Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm ku kemi shtuar pak kripë dhe 1 lugë vaj ulliri. I kullojmë më pas dhe i përziejmë me vezët gjizën dhe gjalpin. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe shtrojmë 2 peta byreku poshtë. Vendosim masën e makaronave dhe sipër sërish 2 peta të bëra vetë ose të gatshme. Rrahim një vezë me pak qumësht dhe lyejmë sipërfaqen e pastiçes. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?