Pastiçe me gjizë nga zonja Albana

1 Nëntor 2022, 10:57| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 10:58

  • Share

Pastiçe me gjizë

Përbërësit:

  • 500 gr makarona
  • 300 gr gjizë
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 1 e ½ litër qumësht
  • 2 vezë
  • 6 lgj niseshte
  • 2-3 lgj gjalpë
  • 1 lgj kripë
  • Arrë moskat ose piper i bardhë

Përgatitja:

Ziejmë makaronat për 6-7 minuta në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i kullojmë dhe shtojmë gjizën. Në një tenxhere vendosim qumështin dhe niseshten dhe i trazojmë në temperaturë mesatare në mënyrë që niseshteja të mos ngjisë. Shtojmë gjalpin, arrën e moskatit dhe vezët. Makaronat e trazuara me gjizën i vendosim në një tavë, shtojmë sipër qumështin dhe e vendosim pastiçen të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Në fund e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë dhe për 10 minuta të tjera.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?