Foto ilustruese

Pasojat e pandemisë, përfaqësuesit e transportit publik: Që kur rifilloi puna humbjet janë mbi 60 mln lekë të reja! Disa linja mund të dorëzojnë licencat

20 Nëntor 2020, 20:22| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 20:29

  • Share

Operatorët e transportit publik në Tiranë po shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së transportit në disa linja ku humbjet janë të mëdha.

Të pyetur nga Report TV përfaqësues të transportit publik pohuan se humbjet janë të mëdha, dhe po shtohen më shume edhe nga kufizimi i orarit 06:00-22:00. Po ashtu disa nga linjat do dorëzojnë licencat në bashkinë Tiranë për shkak të humbjeve.

"Kufizimi na ka penalizuar jasht mase dhe kemi kontakt me subjektet do shikohen të gjitha mundësitë. Por për momentin akoma s'është vendosur gjë.

Mbyllje totale jo, por disa linja me humbje të mëdha mund të dorëzohen nga operatorët tek Bashkia", janë përgjigjet e përfaqësuesve të shoqatës së urbanëve.

Sipas tyre humbjet që nga data 6 korrik kur rifilloi transporti pas karantinës humbjet janë mbi 60 milionë lekë të reja. Madje ata thonë se disa nga linjat kanë nisur të reduktojnë kapacitetet, pra ulur numrin e urbaneve në shërbim.

Kërkesat e tyre mbeten të njëjtat me ato që kanë bërë gjatë periudhës së karantinës.

Komento

Komente

  • Ggg: 21/11/2020 08:43

    Nuk e keni idene se sa mire do te ishte sikur keto linjat ti dorezojne sa me shpejt licensat... Keta duan te rrisin cmimin e biletes me pretendimin qe po falimentojne, prandaj e bejne kete loje.... Ne syte ne balle i kemi dhe e shikojme qe autobuzet jane plot...

    Përgjigju
  • Lui: 20/11/2020 23:23

    Gjeja me e mire qe duhet bere ne keto momente eshte qe te mbyllen te gjithe baret dhe restorantet per te pakten nje muaj. Po ashtu edhe transporti publik per ca kohe. Dhe do e shikoni qe rastet do jene te kontrollueshme.

    Përgjigju
  • tiku: 20/11/2020 22:11

    Ne fakt keto kompani transporti jane ordinere prandaj me mire ti dorezonne licencat se NJE BIE MIJRA NGRIHEN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?