Paskal Milo në ‘5 Pyetjet’: Rezultati i Macron surprizues! Zgjedhjet parlamentare në Francë kyçe për negociatat me Shqipërinë

25 Prill 2022, 22:56| Përditesimi: 26 Prill 2022, 07:14

  • Share

TIRANË- Zgjedhjet Legjislative që do të mbahen në Francë do të jenë të rëndësishme sa i përket qëndrimit që do të mbajë Emmanuel Macron për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Historiani Paskal Milo në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, thotë se vendimi i Francës mund të përdoret nga partitë politike për të bindur elektoratin e tyre.

Më konkretisht, Ish-ministri i Jashtëm Milo thotë se nëse zgjedhjet e legjislative mbahen përpara samiti të Këshillit Europain, ka gjasë që Macron të japë dritë jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Këshilli Europian mblidhet më 23 ose 24 qershor, nëse zgjedhjet franceze janë përpara kemi shans. Nëse zgjedhjet franceze janë mbrapa vështirë se mund të merret ndonjë vendim për të hapur negociatat në vjeshtë, për të organizuar konferencën e parë ndërqeveritare. Ka edhe një samit mes BE dhe Ballkanit perëndimor që e ka premtuar Macron, nëse do vejë Macron në këtë samit, ca do i premtojë Ballkanit, nëse nuk i premton hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut. Bullgari do e tërheqë veton, se çfarëdo që të bëjë Macron nuk ka për të ndodhur. Penalizohet edhe Shqipëria, pavarësisht se Rama ka deklaruar se nëse nuk hiqet veto bullgare në qershor ne do të kërkojmë të ndahemi, sapo Rama e dha këtë deklaratë sinjalet nga Brukseli ishin kundërshtuese sepse e mendojnë më gjerë. Ne mendojmë për shtëpinë tonë. Nëse e bëjnë një gjë të tillë e penalizojnë Maqedoninë e Veriut e cila është bërë viktimë e historisë së saj”, shprehet Milo në Report Tv.

Ai thekson se rezultati i Emmanuel Macron në zgjedhjet që u mbajtën një ditë më parë ishte surprizues. Presidenti francez Emmanuel Macron mundi rivalen e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen të dielën me një diferencë të madhe votash. Emmanuel Macron mori 58.2% të votave, duke lënë pas kandidaten e krahut të djathtë Marine Le Pen, e cila ka marrë 41.8% të votave. Në fjalimin e tij të fitores, Macron falenderoi të gjithë mbështetësit, ndërsa u zotua se nuk do të vijojë me metodat e 5 viteve të shkuara, por theksoi se do të jetë president i të gjithëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?