Pasi u rrëzuan nga KAS e Kolegji, KQZ i jep mandatin Arif Tafanit, Rakip Sulit dhe Gledian Llatjas! Shtyhet miratimi i datës së zgjedhjeve për Rrogozhinën

26 Qershor 2023, 14:42| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 15:23

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dhënë mandatin për kryebashkiakun e Belshit, Arif Tafanit, Rakip Sulit për bashkinë e Kamzës si dhe Gledian Llatjas për bashkinë e Elbasanit. Mandati për këto kryebashkiakë vjen pasi Kolegji Zgjedhor dhe Komisioni i Ankimimeve rrëzoi pretendimet e opozitës për manipulime në zgjedhje.

Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu miratimin e datës 23 korrik si datë e përsëritjes së zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës. Ilirjan Celibashi tha se miratimi i datës së zgjedhjeve do të bëhet pasi Kolegji Zgjedhor të vendosë edhe për Bashkinë e Kuçovës, ku kërkohet sërish përsëritje e zgjedhjeve.

Me gjasë, nëse Kolegji vendos shpejt për Kuçovën, edhe në këtë bashki do të mbahen më 23 korrik zgjedhjet, por nëse vendimi vonohet, do të ketë një rishikim të datës për përsëritjen e zgjedhjeve.  Celibashi hodhi poshtë edhe mundësinë që në këto bashki të votohet elektronikisht. 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?