Negociata për presidentin? Pas Alibeajt, Kim takon Ballën: Të vijojë zbatimi i Reformës në Drejtësi!

6 Prill 2022, 11:36| Përditesimi: 6 Prill 2022, 14:45

  • Share

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim zhvilloi sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me të cilin bisedoi për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, vijimin e reformës në drejtësi dhe mbështetjen e SHBA për integrimin e Shqipërisë në BE.

"U takuam për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit gjatë kremtimit tonë të njëqindvjetorit; vazhdimi i zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga  SHBA dhe nevoja për t'u integruar në BE,  duke respektuar rolin institucional të Parlamentit", tha Kim. 

Një ditë më parë Kim u takua me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn, takim të cilin e përdori për t’i dërguar një mesazh të qartë Sali Berishës, duke theksuar se Alibeaj është kryetar i komanduar i PD, deklaratë kjo që nxiti reagimin e ashpër të mbështetësve të Berishës.

Ndonëse nuk është pohuar të ketë lidhje, por të gjitha takimet e ambasadores amerikane po zhvillohen në një kohë kur trojka socialiste, Balla-Spiropali-Gjiknuri, ka nisur negociatat për gjetjen e presidentit të ri që do të zëvendësojë Ilir Metën. Duket se emri i presidentit të ri mund të jetë një ndër temat e bisedimeve të Yuri Kim me krerët e dy grupeve kryesore parlamentare në Shqipëri, por edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/04/2022 01:16

    /TURI/,cfare shteti jeni ju qe vjen ambasadorja e huaj dhe vendos per cdo gje?! Ju jeni vendi qe akoma doni te ricikloni Berishen,jeni vendi ku nje fshat i tere hidhet ne ere dhe asnje BIG SHOT nuk eshte as marre ne pyetje jo me te denohet,jeni shteti ku gjyqtaret quhen te pergatitur me 6 muaj kurs,jeni shteti ku mund te vrasesh nga nje here dhe 4 a me shume persona dhe prape nuk denohesh me burgim te perjetshem,jeni shteti ku prokurori te nxjerr nga burgu me lehte e me shpejt se avokati,jeni shteti ku legalizohet e ligjerohet shkelja e krimi,jeni shteti ku ankoheni per korrupsionin e qeveritareve te larte nga njera ane,por jeni te paret qe tentoni t'i jepni rryshfet policit ne rruge vetem qe te mos ju vendose gjobe,shtet ku mjafton nje dreke e nje poze para kamerave e bajraktareve tane te politikes per te vendosur per fatin e nje vendimi gjyqesor ne gjykate....Dhe lista vazhdon.Kur te beheni me te vertet shtet i ligjeve e si drejtes,atehere ambasadoret nuk do kene nevoje t'ju marrin perdore e t'ju mesojne e t'ju udhezojne.

    Përgjigju
  • harper: 06/04/2022 15:54

    nuk vjen ambasadorja me von ligjin ne shqiperi, ligjin e even elita qe e ka mbush shqiperine me borxhe edhe kim esht thjesht roja e pageses se borxheve, dhe garanti i borxheve esht trapi i surrelit, kshu nuk ngrejm koke asnjehere edhe cdo lende e pare ne shqiperi e kontrollon elita.

    Përgjigju
  • Miri: 06/04/2022 15:11

    Personat me lidhje me krimin duhen refuzuar.I lutem ambasadores ti refuzoje shpalle nongrata sic beri me Berishen.Populli Dhqiptat meriton shpetim.

    Përgjigju
  • Tosi: 06/04/2022 13:36

    Nuk ka me keq tek sheh sesi ne vend te luftohet, haptazi mbeshteten individed me kontribute te medha ne "vepra te medha" korrupsioni.

    Përgjigju
  • Turi: 06/04/2022 12:22

    Cfare shteti jemi ne kur vjen nje ambasdore e huaj dhe vendos per gjithcka ? Ky vend ka mar fund me kohe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?