Kreu i PD Lulzim Basha

Pasi Rama publikoi videon nga COVID 2, Basha 's'ndërron' mendje: Ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë

12 Nëntor 2020, 08:43| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 09:06

  • Share

Pasi kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregonte pamjet e COVID 2 me shtretër të lirë, ka reaguar menjëherë kreu demokrat Lulzim Basha i cili vijon të akuzojë se kryeministri dsipas tij ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

"Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare", thote Basha.

Kurse disa prej familjarëve të të sëmurëve me COVID në videon e Bashës thonë "Kam pritur në ambulancë gjysmë dite". "Dua ta çoj jashtë".


Lajmi kryesor:

Rama publikon videon brenda COVID 2: Lehaqeniet e opozitarizmit të shohin! Drejtori i spitalit: Janë 30 shtretër të lirë! Basha 's'ndërron' mendje: Ka humbur kontrolli mbi pandeminë


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?