Milo Gjukanoviç

Pasi humbi zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviç jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë

5 Prill 2023, 19:54| Përditesimi: 5 Prill 2023, 20:33

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanovic ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.

Gjukanoviç drejtoi DPS-në që nga viti 1998. Ushtruesi i detyrës së kreut të partisë do të jetë Danijel Živković. Seanca e Bordit Kryesor të DPS-së është caktuar për nesër.

Gjukanoviç më herët kishte paralajmëruar se do të largohej nga pozita udhëheqëse në parti dhe se duhet të mbahen zgjedhje të menjëhershme brenda DPS-së dhe të zgjidhet lidershipi i ri i partisë.

Gjukanoviq më herët kishte paralajmëruar se do të largohej nga pozita udhëheqëse në parti dhe se duhet të mbahen zgjedhje të menjëhershme brenda DPS-së dhe të zgjidhet lidershipi i ri i partisë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviq humbi bindshëm nga Jakov Milatović, kandidati presidencial i Lëvizjes Evropa Tani.

Në atë kohë, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ai fitoi 41.12 për qind të votave.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 05/04/2023 20:19

    O Milo se mos veprosh edhe ti si Saliu qe tha se jap doreheqje te parevokueshme dhe vetem kur u be perseri kryetar i PD dhe jo vetem kaq po kerkon edhe pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?