Pasi kthehet nga SHBA, Tabaku tryezë diskutimi për pr/ligjin për zonat e mbrojtura

9 Shkurt, 16:38| Përditesimi: 9 Shkurt, 17:05

  • Share

Ndryshe nga kolegu i saj Gazment Bardhi, që pas kthimit nga SHBA shkoi poshtë Ballkonit të Sali Berishës, Jorida Tabaku duket se e ka kuptuar më mirë mesazhin e Shteteve të Bashkuara.

Menjëherë pas vizitës në Departamentin e Shtetit, deputetja demokrate organizoi një tryezë për të kundërshtuar një nga nismat e fundit të PS, projektligjin për zonat e mbrojtura.

Në mungesë të kolegëve të saj opozitarë, që e kanë braktisur jetën normale të Kuvendit e ndodhen në aksion, Tabaku thirri shoqatat për të diskutuar me ta rrugën se si do t’i imponohet socialistëve për ta ndalur këtë projektligj.

Propozimet e mazhorancës për zonat e mbrojtura sjellë nga disa deputetë të saj është kurthi procedural që qeveria përdor shpesh për të nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve. Falë presionit së pari tuajin dhe më tej dhe faktorit ndërkombëtar kjo çështje duket se po shtyhet pak në kohë. Të shohim nëse ia dalim me sukses. Qartësisht mazhoranca ka një përpjekje të qartë për të ndërtuar në këto zona të mbrojtura dhe për këtë ka një përgatitje për të shtyrë për herë të pestë Ligjin e Investimeve Strategjike. Ndaj nuk është urtësi që të ndërtohet strategjikisht, të hidhet beton në këto zona, përkundrazi duhen mbrojtur për të ndihmuar akoma më shumë”

Prej kohës kur Lulzim Basha e Gazment Bardhi nisën divorcin politik, Tabaku u rreshtua krah këtij të fundit, por nuk iu bashkua në asnjë moment mbledhjeve të Bardhit me grupin e Rithemelimit. Madje Tabaku, ndonëse i quan të drejta kërkesat e opozitës, nuk është bashkuar as aksionit të saj të kaosit në parlament.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?