Pasi i shkuan Bashës në seli, Rama 'festë' me ambasadorët në Elbasan (VIDEO)

15 Dhjetor 2021, 19:06| Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 10:19

  • Share

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama i ka mbledhur në një darkë miqësore të gjithë ambasadorët e akredituar në vendin tonë në Elbasan.

Nga sa mësohet kjo darkë bëhet në kuadër të festave të fundvitit, ku të pranishëm janë edhe ministra të kabinetit të qeverisë, siç shihet edhe në pamje që Report Tv sjell.

Kjo darkë vjen vetëm një ditë pasi ambasadorët ishin në selinë blu, ku zhvilluan një takim me Lulzim Bashën, e që temë të bisedimeve kanë qenë pikërisht zhvillimet në PD-në, me një Sali Berishës që kërkon që të marrë drejtimin e partisë.

1639646346_A3.jpeg

Foto nga brenda takimit

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tepsia qe duam: 16/12/2021 00:10

    Ndersa te ashtuquajturit "Ambasadore" na kane bombarduar me historine e peshkut te madh dhe te vogel, ja nje foto sa mijra fjale e peshkaqenerve moderne te Shqiperise!!!

    Përgjigju
  • Fadili: 15/12/2021 22:55

    Do te ken festuar suksesin e inceneratorit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?