Kapiteni i Liverpool Jordan Henderson dhe trajneri Jurgen Kloop

‘Pasi humbën në finale Kloop na dha birra’, kapiteni Henderson: Ndjeva diçka speciale kur erdhi te Liverpool

27 Prill 2022, 13:52| Përditesimi: 27 Prill 2022, 13:54

  • Share

Kapiteni i Liverpool-it Jordan Henderson ka sonte një ndeshje speciale kundër Villareal. Mesfushori ishte pjesë e skuadrës angleze në 2016 kur trajneri i Villareal Unai Emery, në atë kohë me Sevillia-n, fitoi 3-1 finalen e Europa League. Për Henderson dhe Kloop sonte në gjysmëfinalen e Champions-it kërkohen hakmarrje, por kapiteni fillimisht është ndalur të tregojë ato kujtime të 2016 ku Kloop është protagonist dhe në mes ka alkool.

“U ktheva në dhomën time të hotelit të shtrihesha, por trajneri na kërkoi të zbrisnim të gjithë poshtë dhe ta kalonim natën së bashku. Ai e dinte se çfarë do të vinte në vitet në vijim.

Na foli për nisjen e diçkaje speciale. Sapo kishim humbur finalen e Ligës së Europës dhe ishte e vështirë të mendoje për të ardhmen, por Klop ishte ndryshe. Ai e dinte që ky ishte vetëm fillimi dhe ia përktheu këtë lojtarëve”.

Tri vite pas zhgënjimit në Bazel, 30- vjeçari ngriti Champions-in. Dhe 1 vit më vonë “Reds”-at i dhanë fund pritjes 30-vjeçare pa fituar Premier Ligën. Henderson thotë se ai ndjeu diçka speciale në horizont kur Klop mori drejtimin e stolit në tetor 2015:

“Ndjeva se do të ndodhte diçka speciale sapo erdhi trajneri. Solli entuziazëm që ngriti gjithë klubin”. Këtë sezon Liverpuli do të kërkojë trofeun e 7-të të kampiones së kontinentit, por kapiteni konfirmoi mesazhin e trajnerit se Vijareali nuk duhet nënvlerësuar pas leksioneve që mësoi Juve dhe Bajerni:

“Ata janë një skuadër e mirë. Mundën Juven e Bajernin dhe kanë një trajner me përvojë. Kështu që një test me të vërtetë i vështirë, siç do të ishte çdo gjysmëfinale Champions-i. Ne duhet të jemi në formën tonë më të mirë”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?