Autori Musa Gudo

Pasi e grabiti, vrau 89-vjeçarin në Mallakastër, kush është një prej autorëve, në 2020 përdhunoi vajzën 23-vjeçare në grup dhe e kërcënoi t'i jepte lekë

21 Nëntor 2022, 12:17| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 12:21

  • Share

MALLAKASTËR- Musa Gudo ishte një nga autorët që rrahu për vdekje 89-vjeçarin pasi e grabitën, mirëpo emri i tij nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Gudo është arrestuar më parë për përdhunim dhe shantazh. Kjo sepse në 5 maj 2020, një 23-vjeçare nga Fieri deklaroi se Gudo, me të cilin kishte pasur një lidhje intime, e ftoi në shtëpinë e tij dhe e abuzoi seksualisht me të, bashkë me një mikun e tij.

Pas kësaj, e reja është shprehur se Gudo bashkë me shokun e tij, e kërcënonin që t’i jepte para. Në Gjykatë, aso kohe, Gudo duke thënë se i kërkoi para 23-vjeçares pasi ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike. Ai mori përsipër fajin duke përjashtuar nga akuzat mikun e tij. Në 15 maj 2020, Gjykata e Fierit la në burg Musa Gudon, kurse për mikun e tij caktoi masën “detyrim paraqitje”.

Ai u dënua me 2 vite burg, e ndërsa gjatë kohës në qeli nuk ka reflektuar, por është përfshirë sërish në një ngjarje kriminale, kësaj here me pasoja të rënda, duke i shkaktuar vdekjen një personi.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku viktimë mbeti 89-vjeçari Çaush Shehajt në fshatin Klos të Mallakastrës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?