Foto ilustruese

Pasi e dhunoi bashkëshorten, i lidhi një litar rreth qafës që ta mbyste, por dështoi, në pranga 57-vjeçari në Tiranë

6 Qershor 2022, 15:11| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 15:56

  • Share

TIRANË- Një  57-vjeçar nga Shkoza me iniciale  A.E, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ka tentuar dhe ta vrasë.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ku 57-vjeçari pasi e ka dhunuar bashkëshorten e tij, më pas i ka lidhur një litar rreth qafës me qëllimin për ta mbytur.

Pa njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në banesën e autorit ku e ka arrestuar dhe është parandaluar ngjarja e rëndë.

57-vjeçari akuzohet për veprën penale "Dhuna në familje".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?