Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Pasi arriti marrëveshjen me aleatët, Basha firmos nesër me Monika Kryemadhin për koalicion paszgjedhor

28 Shkurt 2021, 12:54| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 13:01

  • Share

Pasi arriti marrëveshjen me aleatët për të shkuar në zgjedhje bashkë, kryedemokrati Lulzim Basha do të firmosë nesër në orën 10:00 marrëveshjen me Monika Kryemadhin ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Nuk dihet nëse në marrëveshje janë të përcaktuara, ndarja e posteve.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Basha ka arritur marrëveshjen me 12 partitë aleate për t'u futur së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.

Negociatat kanë qenë të vështira dhe intensive gjatë datës 24 shkurt ndërsa marrëveshja është dorëzuar në KQZ në orën 11:40 të mbrëmjes

Partitë e koalicionit

  1. PD – Lulzim Basha
  2. PR - Fatmir Mediut
  3. PDIU - Shpëtim Idrizi
  4. LZHK - Dashamir Shehi
  5. PBDNJ - Vangjel Dule
  6.  PAA - Agron Duka
  7. PDK - Nard Ndoka
  8. FRD - Sali Shehu
  9. Bashkimi Liberal Demokrat - Arjan Starova
  10. Partia Balli Kombëtar Demokrat - Artur Roshi
  11. Partia Bashkimi Demokrat - Ylber Valteri
  12. Partia Lëvizja e Legalitetit - Shpëtim Axhami
  13. Partia Kristjan Semokrate - Dhimitër Myslia

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 28/02/2021 15:40

    Koalicioni qelbesirave

    Përgjigju
  • tosi: 28/02/2021 15:29

    O Basha po me Fallxhoren suden e perralles me 5 pika do te besh koalicion. Turp kombetar , turp i madh , ke harruar se ti para 4 vjetesh ulerije qe ta dergonim per skrap lesheline. Ne do ta mbajme fjalen me 25 prill duke e nxjerre jashte sistemit doktoreshen me diplome falco, fallxhoren horoskopike leshelike

    Përgjigju
    • Qejfliu: 28/02/2021 15:41

      Nos ma ahaj Monen te ben derman kur i ben ate pune

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?