Balla në Kapshticë: Shtim i sporteleve gjatë ditëve të Pashkës ortodokse

27 Prill, 12:13| Përditesimi: 27 Prill, 16:57

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Kapshticë për të kërkuar rritje të shpejtësisë së përpunimit të kalueshmërisë, si dhe rritjen e numrit të sporteleve gjatë ditëve të Pashkës Ortodokse, që kremtohen javën e ardhshme

"Pakti i parë dhe përshtypja e parë që krijon një i huaj me Shqipërinë është vendkalimi edhe punonjësi i Policisë Kufitare. Të kemi edhe shërbimet e Policisë Rrugore për të garantuar qarkullimin. Se kur krijohet fluks këtu, krijohet pastaj edhe problem qarkullimi për pjesën drejt Korçës e Pogradecit", nënvizoi ministri.

Ai u interesua për numrin e pikave të kontrollit, të cilat siç u shpjegua nga përfaqësuesi i Policisë, do të shtohen në ditët e festave kur ka një fluks lëvizje në dy krahët e kufirit.


Lajmi kryesor:

Para turit me diasporën, PS riorganizohet brenda vetes! Më 10 dhe 11 maj, anëtarët zgjedhin me votë delegatët


S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?