Bota

Pashkët në pandemi, dallimet e mëdha mes Jeruzalemit dhe Romës

3 Prill 2021, 14:26| Përditesimi: 3 Prill 2021, 14:37

  • Share

Për të dytin vit radhazi, Papa Françesku mbajti festimet e së Premtes së Madhe të Pashkëve Katolike në një shesh pothuajse bosh të Shën Pjetrit.

Në një atmosferë që dukej deri diku e pabesueshme, Papa u lut që njerëzit të mos vuanin më shumë gjatë pandemisë dhe dëgjoi dëshmi prekëse të fëmijëve për pikëllimin dhe humbjen. Njëjtë si vitin e kaluar, për shkak të kufizimeve anti-COVID, ceremonia nuk u mbajt në Koloseum. Ceremonia e së Premtes së Madhe zakonisht është e populluar me turistë dhe pelegrinë.

Në ndryshim të madh nga Roma,  pelegrinët u mblodhën në Jeruzalem për procesionin tradicional përgjatë Via Dolorosa që të çon tek Varri i Shenjtë. Pjesëmarrësit në procesion ishin të pajisur me maska dhe respektuan masat e distancimit social, edhe pse disa refuzuan të respektojnë ato.

Pjesëmarrja e njerëzve në procesion ishte e jashtëzakonshme krahasuar me vendet e tjera për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit në vend dhe lehtësimit të ndjeshëm të masave kufizuese në vend. Ceremonia e këtij viti ishte e ndryshme edhe nga ajo e vitit të kaluar , kur Jeruzalemi ishte i blinduar për arsye pandemike.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?