Papa Francesku

Pashka, Mesazhi i Papa Franceskut: Egoizmi dhe indiferenca na pengojnë për të ndërtuar shoqëri me të drejta dhe humane

31 Mars, 09:35| Përditesimi: 31 Mars, 09:41

  • Share

Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit, një festë që simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen.

Pashkë festojnë edhe, protestantët, anglikanët dhe kishat e tjera të krishtera perëndimore.

Mbrëmjen e së shtunës, Papa Françesku u tha besimtarëve në prag të Pashkëve që të ruajnë besimin e tyre edhe kur janë të copëtuar nga dhimbja, trishtimi dhe fatkeqësitë e tjera. 

Ai përmendi, ndër të tjera, “injorimin e egoizmit dhe indiferencës që na pengojnë në përpjekjet tona për të ndërtuar qytete dhe shoqëri më të drejta dhe humane”, si dhe “të gjitha aspiratat tona për paqen që janë shkatërruar nga urrejtja mizore dhe brutaliteti i luftë”.

Rreth 6,000 persona morën pjesë në meshën e ringjalljes së Jezu Krishtit në Bazilikën e Shën Pjetrit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?