Plagët e policit grek dhe shqiptari i dënuar

Kronikë

‘Pashë një hije dhe më pas u zgjova i mbuluar në gjak’, rrëfehet polici grek i cili u rrah brutalisht nga 50-vjeçari shqiptar: Kishte qëllim të më vriste

17 Qershor 2021, 12:29| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 12:36

  • Share

GREQI- “Pashë një hije dhe më pas u nxi gjithçka. U zgjova i mbuluar në gjak!”, ky është rrëfimi drithërues i policit grek, i cili u rrah brutalisht nga një shqiptar me një shufër hekuri, verën e kaluar.

Me plagë që do t’i kujtojnë përjetësisht ditën e zezë, kur 50-vjeçari shqiptar i ndali rrugën dhe e qëlloi në mënyrë të pamëshirshme me një shufër hekuri, polici grek tregoi për mikrofonat e mediave greke se ai kishte qëllim ta vriste.

“Më qëlloi me shufrën e hekurit në kokë, dhe pavarëisht se unë rash në tokë, ai nuk ndaloi por më qëlloi edhe 5 herë të tjera”, shprehet ai.

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka ndodhi teksa polici dhe dy koleget e tij po shijonin një kohë relaksi jashtë orarit të punës përgjatë bregdetit të Paxos.

Papritur u shfaq shqiptari i cili me një shufër hekuri 80 cm në dorë filloi të qëllonte policin duke i shkaktuar menjëherë plagë të rënda.

“Goditja ishte kaq e fort sa, gjaku nga koka e tij shpërtheu në fustanin e kolegës sonë”, tha njëra prej policeve e cila ishte prezentë.

Gjykata greke vendosi që shqiptari të qëndrojë në burg për 9 vjet për vrasje në tentativë.

 

Plagët e policit grek

 

Polici i dhunuar
 

Shqiptari i dënuar me 9 vite burg

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?