Pashaqofte në supë perimesh nga zonja Albana

29 Qershor 2023, 11:45| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 11:47

  • Share

Pashaqofte në supë perimesh

Përbërësit:

Për qoftet:

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 vezë
  • 1/4 fç oriz
  • Vaj ulliri
  • Kopër, Majdanoz
  • Kripë, piper

Për lëngun e supës:

  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 1 presh
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 2 vezë
  • 2 limona (lëngu)
  • 1-2 tufa kopër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Bashkojmë në një tas të gjithë përbërësit e qofteve, e punojmë mirë brumin dhe e lëmë të pushojë.  Ndërkohë kaurdisim në një tenxhere me vaj ulliri karrotën, pataten dhe preshin e grirë imët. Pasi perimet ndryshojnë ngjyrë shtojmë rreth 1 litër ujë dhe e lëmë supën të marrë valë. 

Me brumin e qofteve realizojmë qofte sa një kokërr arrë dhe i vendosim tek supa. Ndajmë të verdhat e vezëve nga e bardha. Të bardhën e rrahim në marengë, më pas shtojmë të verdhat. Niseshten e tresim në lëngun 2 limoneve, e shtojmë tek veza dhe këtë masë e kalojmë tek supa me pashaqofte. Rregullojmë shijen me kripë, piper, bimë aromatike dhe e lemë supën të marrë valë në temperature mesatare derisa pashaqoftet të gatuhen plotësisht.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?