Foto ilustruese

Kronikë

Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në vend, parashikimi i motit për ditën e sotme

5 Korrik 2021, 07:22| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 07:23

  • Share

Kthjellimet mbizotërojnë në vend gjatë paradites, por pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në vend, ku më të dukshme do të jenë në veri-verilindje duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi lokale breshëri në këto zona, sipas sipas MeteoAlb. Mbrëmja ri-kthen kthjellimet në të gjithë shqipërinë. 

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në mëngjes por nuk pësojnë ndyshime në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatare  dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi - Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa: Kthjellime dhe temperatura relatvisht të larta dominojnë Gadishullin Iberik dhe Brigjet e Egjeut. NDERSA mot i vranët dhe reshje shiu mbizotëron në pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Konkretisht më të konsiderueshme reshjet do jenë në Europën Qëndrore dhe Ishujt Britanikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?