Foto ilustruese

Pasditja largon vranësirat, mësoni parashikimin e motit për sot

19 Shtator 2020, 08:12| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 08:13

  • Share

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë spostim të vranësirave drejt zonave përgjatë kufirit lindor duke lënë bregdetin me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?