Pasditja dhe nata sjellin temperatura të ulta, pritet të bie borë...moti për sot

12 Shkurt 2021, 07:35| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 15:34

  • Share

Sipas MeteoAlb: Vijon në ndikimin e masave ajrore polare duke diktuar gjatë paradites vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat bregdetare, por reshje dëbore në gjysmën lindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të sjellin rënie të temperaturave dhe për pasojë pjesa me e madhe e vendit tonë rrezikon të përfshihet nga reshjet e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnç të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 9°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa
Temperatura ekstremisht të ulta dhe reshje dëbore kanë përfshirë Europën Jugore POR edhe atë Lindore. Ndçrsa kthjellime dhe ngrica do të ketë pjesa tjetër e kontinetit. Konkretisht: Veriu, Qendra dhe Gadishulli Iberik.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?