Foto ilustruese e pasaportës Gjermane

Pasaportizimi në Gjermani, opozita kundër ligjit për nënshtetësinë

20 Janar, 12:57| Përditesimi: 20 Janar, 13:00

  • Share

Edhe pse jetojnë prej më shumë se një dekade në Gjermani, rreth 12 milionë njerëz atje ende nuk kanë një pasaportë gjermane dhe ligji i për nënshtetësinë i propozuar nga qeveria e i miratuar një ditë më parë, synon ta zgjidhë një ngërç të tillë.

Sipas këtij legjislacioni, ata që e sigurojnë vetë jetesën, mundet në të ardhmen të marrin pasaportën gjermane pas 5 dhe jo më 8 vjetësh. Ndërkohë, rastet e arritjes së një integrimi të veçantë siç mund të jetë angazhimi tek zjarrfikësit vullnetarë, ndihmon që pasaporta gjermane të merret edhe për tre vjet.

Po kështu e reja tjetër që ky ligj sjell është mundësia e nënshtetësisë së dyfishtë për të gjithë ata, që nuk janë qytetarë të BE.

 “Njerëzit që prej vitesh jetojnë këtu, kanë qasje të plotë tek e drejta demokratike për të votuar, pa e varur në gozhdë historinë e vet”, tha për gazetën “taz” Konstantin von Notz, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Të Gjelbërve, kundrejt gazetës “taz”, raporton Associated Press.

Por unioni i CDU dhe CSU në opozitë e kritikon reformën e nënshtetësie. Deputeti i CSU dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Alexander Dobrindt e ka cilësuar këtë nismë si  “një ofrim me çmim të lirë” të nënshtetësisë gjermane.

“Të ruhet vlera e nënshtetësisë gjermane” ishte titulli i një kërkese të grupit parlamentar konservator, ku vlerësohet si “tërësisht e gabuar” reforma.

Aty theksohet se reforma e qeverisë injoron “krizën e emigracionit dhe problemet e integrimit”, ndërsa ligji konsiderohet si “zhvlerësim i nënshtetësisë gjermane”.

Unioni kërkon një projektligj, që “të drejtën e nënshtetësisë e zhvillon me kujdes dhe të orientuar nga realiteti”, ndërsa insiston se me këtë lëvizje, qeveria nuk ndryshon thjesht një ligj me nënshtetësinë, ajo ndryshon shoqërinë gjermane.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?