Foto ilustruese

Kronikë

Pasagjeri shqiptar pëson atak kardiak në traget në mes të detit, transportohet me helikopter drejt Italisë! Trageti i linjës Ankona-Durrës mbërrin me mbi 3 orë vonesë

18 Qershor 2021, 15:12| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 15:48

  • Share

Trageti i linjës Ankona-Durrës ka mbërritur 3 orë e gjysmë me vonesë në portin detar të Durrësit. Shkak i kësaj vonese ka qenë një pasagjer shqiptar i tragetit,i cili nuk është ndjerë mirë gjatë lundrimit ku pësoi atak kardiak. Në këto kushte trageti ka ndaluar në mes të detit, ku kapiteni i tragetit ka njoftuar helikopterin italian të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët kanë marrë pasagjerin shqiptar dhe e kanë dërguar në Itali për kurim. Fatkeqësisht 44-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në spital.

Pas marrjes së pasagjerit të sëmurë, trageti ka vijuar me itinerarin e tij drejt Portit të Durrësit ku ka mbërritur me 3 orë e 30 minuta vonesë. Trageti që duhej të mbërrinte në orën 10.00 mbërriti në orën 13 e 30 në Durrës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?