Evi Kokalari dhe Sali Berisha

Pas zhgënjimit nga Berisha, Evi Kokalari plan për hapjen e një partie të re, por ‘pritet sherr’ me Kujtim Gjuzin

3 Janar 2023, 10:44| Përditesimi: 3 Janar 2023, 10:50

  • Share

TIRANË- Një ndër ngjarjet “më të bujshme” që shoqëroi pjesën e dytë të 2022 ishte edhe ndarja e Evi Kokalarit nga Sali Berisha dhe jo një ndarje e qetë, por që pasoi me një sërë akuzash nga “amerikanja” e ish-kryeministrit. E duket se ajo ka hequr dorë nga Berisha, por jo nga politika, për pasojë duket se në planet e saj për 2023 është që të hapë një parti të re, Partinë Konservatore Shqiptare. P

ër këtë pyet qytetarët në Facebook, përfshirë edhe diasporën.

"Mirëmëngjes të gjithëve! Me që jemi në ditët e para të 2023, dhe konservatorizmi akoma s'ka arritur të fus rrënjët në Shqipëri, mendoni se ka ardhur koha të hapim Partinë Konservatore Shqiptare? Komentoni: PO ose JO p.s. Diaspora të flas dhe të jap mendim mbi këtë çështje!!!" shkruan Kokalari.

Mirëpo, duket se një vendim i tillë do të “fusë në sherr” Kokalarin me një tjetër personazh të politikës, Kujtim GJuzin, pasi ky i fundit është drejtues i Partisë Konservatore në Shqipëri.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KALESHI TANGJESHI: 03/01/2023 12:38

    Kjo Evi Kokokarri është një parazie e ler komplet pler.

    Përgjigju
  • Shefqet Çela: 03/01/2023 12:05

    Ky është sihariq!? Do të kemi dy "PARTI KONSERVATORE" siç kemi dhe dy PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?