Sulmuesi i Partizanit Erald Çinari

Pas zhbllokimit të merkatos, FIFA i jep 'dritën jeshile' Partizanit për aktivizimin e Eraldo Çinarit

19 Janar 2021, 18:39| Përditesimi: 19 Janar 2021, 18:42

  • Share

Pasi fituan të drejtën për kryerjen e merkatos nga FIFA, tashmë Partizani mund të aktivizojë në lojë edhe sulmuesin Eraldo Cinarin.

Është vetë klubi i të kuqve që ka bërë me dije një lajm të tillë përmes një postimi në Facebook.

Sipas klubit të Partizanit, periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer dhe tashmë Çinari ka fituar të drejtën për të luajtur.

Ky i fundit u bë shkak i pezullimit të merkatos nga ana e FIFA-s më 16 korrik për shkak të parregullsive me transferimin e sulmuesit.

Futbollisti shkodran erdhi në vitin 2018 në klubin e kuq pasi kishte kaluar një eksperiencë tek Istra në Kroaci dhe është pikërisht klubi kroat që ka ankimuar procedurat e transferimit dhe që ka fituar gjyqin në FIFA.

Gjithashtu, organi më i lartë i futbollit botëror gjobiti Partizanin me 80 mijë euro ndërsa futbollistin e pezulluan për 4 muaj nga çdo aktivitet sportiv.

Njoftimi i plotë i Partizanit:

FK Partizani njofton se pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm. Për sulmuesin e kuq periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer dhe tashmë Çinari ka rifituar të drejtën për të luajtur ndeshje zyrtare me Partizanin.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?