Reforma Zgjedhore/ Pas takimit me ambasadorin gjerman, Basha thërret në selinë blu me Kryemadhin dhe Vasilin

27 Maj 2020, 16:12| Përditesimi: 27 Maj 2020, 20:09

  • Share

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe nisi në orën 16:00 e përfundoi në 17:00. Ky takim vjen një ditë pasi Basha u takua me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim lidhur me ecurinë e Reformës Zgjedhore, për të cilën kryedemokrati dha premtimin se do bëjë gjithçka për ta mbyllur atë në 31 maj.

Mendohet se kjo reformë është edhe fokusi i takimit të Bashës me Zingraf ditën e sotme. Ndërkohë, në orën 18:00, Basha u takua me ekspertët e Reformës Zgjedhore. 

Ora 19:19
Pas takimit me ekspertët e 'Zgjedhores', mbërrijnë në seli Kryemadhi dhe Vasili

Pas takimit me ekspertët e Reformës Zgjedhore, në selinë blu kanë mbërritur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili, i cili është anëtarë i Këshillit Politik.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?