Pas Shqipërisë, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Robinson vizitë në Kosovë

20 Mars, 19:34| Përditesimi: 20 Mars, 19:42

  • Share

Pas Shqipërisë Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit, Todd Robinson ka vizituar sot Kosovën.

Ai është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e policisë, Gazmend Hoxhën, si dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“M’u bë qejfi që mirëprita ndihmëssekretarin Todd Robinson në Kosovë”, ka shkruar Hovenieri në X.

“Partneriteti dhe Mbështetja e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit  janë vendimtare për avancimin e reformave të sundimit të ligjit në Kosovë”.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?