Antoneta Sevdari

Pas vendimit të Strasburgut, Antoneta Sevdari rikthehet për gjykim në Kolegjin e Apelimit

19 Shkurt, 17:15| Përditesimi: 20 Shkurt, 00:58

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në një seancë në dhomë këshillimi, vendosi sot të rikthejë nën shqyrtim në seancë publike çështjen e ish – prokurores Antoneta Sevdari, pas një kërkese për rishikimin e vendimit të shkarkimit të kësaj të fundit, drejtuar Kolegjit para rreth një viti.  

Trupi gjykues i KPA-së që shqyrtoi këtë kërkesë të Sevdarit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz anëtarë vendosi ta shqyrtojë çështjen më tej në seancë gjyqësore publike, në prani të palëve, kërkueses dhe Komisionerëve Publikë, më datë 11.03. 2024, ora 10:00.
Sipas njoftimit të KPA-së, Kolegji e mori këtë vendim për t’u ofruar garanci palëve për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, si dhe për t’u dhënë mundësinë atyre të dëgjohen dhe të mbajnë qëndrimet e tyre lidhur me kërkesën për rishikimin e vendimit të Kolegjit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019. 

Tre prej anëtarëve të trupës, gjyqtarët Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, kanë qenë pjesë e trupit gjykues që shkarkoi Sevdarin në vitin 2018. Schuetz dhe Çomo votuan për largimin e saj, ndërsa Ina Rama ishte në pakicë, duke e konsideruar vendimin të padrejtë.    

Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”, por theksoi se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk mund të kthehet në një referencë kundër procesit të vetingut në tërësi.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 20/02/2024 07:24

    O Zot çfar ndodh në Shqipri, kta ish gjykatës kan vjedhur e kan shkelur të drejtat e njeriut me të dy këmbët. E Strasburgu që është kot fare që asnjë shtet tjetër sja vë në pordh del e jep vendime që ndihmon hajdutët mere me mënd se çfar është Strasburgu. Po hajt se Albanistan hesapi është që meret me Strasburgun e si tregon vendin.

    Përgjigju
  • Gjyqtari i ndershem: 19/02/2024 22:51

    Strasburgu eshte thjesht nje organ i nje organizate Europiane o popull Shqiptar, dhe jep vetem mendime dhe jo vendime. Zonja ne fjale eshte skualifikuar mangesi dhe boshelleqe ne base te kritereve te vettingut. Nuk i eshte prekur ndonje e drejte themeltare qe e beni Strasburgun gjykate Hyjnore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?