Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj

DOKUMENTI/ Pas vendimit të KAS, PD dërgon në KQZ deklaratën solemne të firmosur nga Alibeaj! Jep adresën e zyrave në ish-Bllok

17 Mars 2023, 11:42| Përditesimi: 17 Mars 2023, 12:39

  • Share

TIRANË- Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së nuk ka humbur kohë dhe ka hedhur hapin e radhës, drejt ‘14 majit’. Ai ka hedhur firmën në deklaratën solemne, që deri dje, ishte bërë një pengesë aq sa mund të rrezikonte regjistrimin e saj në zgjedhje.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar dokumentin që mban firmën e Alibeaj, e ndërsa dorëzimi në KQZ është bërë ditën e sotme nga përfaqësuesi i saj ligjor, Indrit Sefa. Një detaj interesant në dokumentin e firmosur nga Alibeaj është se ka dhënë adresën e selisë së re të Partisë Demokratike, atë në rrugën “Donika Kastrioti”, në ish-Bllok dhe jo të godinës pranë Lanës.

Kjo deklaratë solemne “për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet” u bë edhe “kali i betejës” së PD-së se Enkelejd Alibeajt, pas marrjes së vulës nga Gjykata e Tiranës.

Ndryshe nga ky grupin, Kryekomisioneti Ilirjan Celibashi këmënguli që kjo kompetencë nuk mund të delegohej, pra sipas tij duhet të ishte firmosur nga Lulzim Basha, e për rrjedhojë vendosi mos regjistrimin e saj në 14 maj. Mirëpo, KAS që njihet si “gjykata e KQZ” hodhi poshtë vendimin e Celibashit dhe vendosi që ky dokument mund të firmoset edhe nga kreu i komanduar, Enkelejd Alibeajt.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?