Vota e emigrantëve, Celibashi 'hedh poshtë' Majkon: Duhet regjistrimi i adresave!

28 Dhjetor 2020, 13:48| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 17:57

  • Share

TIRANË- Bindja e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko se emigrantët mund të votojnë pa treguar adresat nuk qëndron. Këtë e konfirmon kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili duke iu referuar ligjit të vitit 2016, thotë se pa pasur një adresë vendbanimi të shtetasve që jetojnë jashtë vendit nuk mund të ushtrohet e drejta e votës nga ana e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.

“Nëse jeni emigrant nuk mund të votoni nëse nuk jeni me vendbanim të territorit të Shqipërisë, duhet që ky status të jetë i qartë për KQZ. Pë ata që banojnë jashtë territorit, Kodi Zgjedhor këtë herë ka përcaktuar mundësinë që të votojnë atje ku kanë vendbanimin dhe nëse doni të votoni nga atje, këtë duhet ta tregoni”, u shpreh Celibashi.

Vendimi për të kufizuar qeverinë 4 muaj para zgjedhjeve, detyron institucionet të raportojnë 5 ditë para për çdo aktivitet. Ministria e Drejtësisë  dhe Infrastrukturës bëhen institucionet e para që kërkojnë autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  për një aktivitet publik në Gjirokastër.

“Ka raportime nga ministria e  Infrastrukturës, e Drejtësisë për një aktivitet në Gjirokastër. Këto janë aktivitetet e raportuara, nuk kemi asnjë aktivitet të ndaluar. Komisioneri nuk ka marrë asnjë vendim që nga momenti që flasim”, tha kryekomisioneri.

 

Implementimi i teknologjisë është një tjetër sfidë për institucionin më të rëndësishëm zgjedhor. Ilirjan Celibashi konfirmoi se qeveria do mundësojë financimin 100% të të gjithë procesit.

“Ka raportime nga ministria e  Infrastrukturës, e Drejtësisë për një aktivitet në Gjirokastër. Këto janë aktivitetet e raportuara, nuk kemi asnjë aktivitet të ndaluar. Komisioneri nuk ka marrë asnjë vendim që nga momenti që flasim”, shpjegoi ndër të tjera kreu i KQZ.

KQZ është duke punuar edhe për mënyrën se si do të votojnë emigrantët. Deri më tani alternativa më e diskutuar është ajo me postë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?