Gazment Bardhi

Pas vendimit për zgjedhjen e kreut të PD dhe përplasjen me militantët e Bashës, Bardhi thërret sërish mbledhje me grupin parlamentar të PD! Takimi nesër në 13:00

11 Qershor 2023, 15:13| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 15:15

  • Share

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD ku u mor vendimi për zgjedhje për kreun e PD dhe konfliktit me militantët e Lulzim Bashës, Gazment Bardhi thërret një tjetër mbledhje me grupin parlamentar të PD.

Ditën e nesërme, Bardhi ka kërkuar që deputetët të mblidhen në orën 13:00. Javën e shkuar, pas 10 orësh debate e tension, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë

Pas tensioneve, disa deputetë zgjodhën të linin mbledhjen  pasi kërkuan që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri.  Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi ishin deputetë që braktisën të parët mbledhjen e Kryesisë, rreth orës 01:00 të mesnatës. Gjatë largimit nga mbledhja, ata janë sharë e ofenduar nga militantët e Lulzim Bashës që ishin mbledhur para selisë blu. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?